Vetëvendosje: Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, po i arreston aktivistët tanë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të saj gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes së të hënës.

“Qeveria e frikacakëve Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duke e parë që protesta e 17 shkurtit do të jetë masive dhe e fuqishme, po e vazhdon fushatën e përndjekjeve dhe arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDSOJE!”.

“Gjatë natës, fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata. Pas propagandës e shpifjeve policeske se kinse paskan informata për përgatitjen e akteve të dhunës në protestë, ata vazhduan me aksionin e tyre policor për të mbjellë frikë. Sot herët në mëngjes, u arrestua në banesën e tij drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, ndërkohë që në Vushtrri policia arrestoi aktivistin Kasim Uka” thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Sipas Vetëvendosjes, kjo qeveri po i numëron ditët e saja të fundit në pushtet. Dhe secilën prej këtyre ditëve po e vendos në funksion të projektit kriminal të Vuçiqit, ‘Zajednicës’. Kushdo që e kundërshton Serbinë në Kosovë po arrestohet.

“Aksioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 2009 kundërshtonte Protokollin e bashkëpunimit që kishte nënshkruar EULEX-i me policinë kriminale të Serbisë, pra për ta lejuar ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Ky protokoll mes tjerash parashihte këmbimin e informatave mes policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë për aktivitetin policor” thuhet mes tjerash në reagim.

VV thotë se aktivistët e saj u arrestuan sot , një ditë para protestës së madhe kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër kësaj qeverie që po e shtyn përpara një gjë të tillë.

Ata njëherit kërkuan  lirimin e menjëhershëm të deputetit Glauk Konjufca, të Frashër Krasniqit dhe Kasim Ukës, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes ndaj aktivistëve të Lëvizjes, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button