Opozita vlerëson se ish-kryeministrat nuk kanë nevojë për priviligje shtesë

LSDM kërkon heqjen e privilegjeve për ish kryeministrat e Maqedonisë, që të mos kenë nga 6 truproje, veturë dhe vozitës zyrtar, që pushteti e votoi në vitin 2013, njofton Portalb.

“Precizimi për atë se sa truproje do të ketë (gjithsej gjashtë, automjet dhe vozitës) të cilët vet do t’i zgjedhë edhe atëherë edhe tash, vlerësojmë se kjo është shprehje e dobësisë. Vlerësojmë se çdo funksionar, duke përfshirë edhe ish kryeministër i cili me vetëdijshmëri e ka kryer detyrën e tij, ka punuar në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në interes të qytetarëve nuk duhet të ketë frikë për integritetin e tij pas mbarimit të mandatit, sepse shteti ka masa dhe mekanizma të mjaftueshme që të sigurojë mbrojtje efikase”, qëndron në arsyetimin për ndryshimet e ligjit për Qeveri, propozuar nga opozita.

Me heqjen e këtij neni nga ligji, thonë, do të parandalohet luksi shtesë i ish kryeministrave dhe harxhimi i parave të popullit edhe pas mbarimit të detyrës”, thuhet në propozim-ligjin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button