Arrestohet sepse ndërtoi pa leje në xhaminë e fshatit

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte nisur të ndërtonte një shtesë pa leje në xhaminë e fshatit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Azem Koni, në tokën publike të fshatit Hajdaraj, pa leje të organeve kompetente kishte nisur ndërtimni e një shtese në xhaminë në fshatit.

49-vjeçari kishte punësuar edhe punëtorë të cilët u konstatuan në objektin në ndërtim. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet dhe një armë gjahu, model turk pa leje.

Mbi Azem Konin rëndon akuza e ndërtimit pa leje dhe armëmbajtjes pa leje, njofton Tch.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button