Kriza e emigrantëve: Hungaria dhe Sllovakia kërkojnë mbrojtje nga Maqedonia dhe Bullgaria

Vendet anëtare duhet bashkërisht të gjejnë zgjidhje për rregullimin e krizës së emigrantëve. Ky është përfundimi i takimit në Pragë të vendeve të Grupit të Vishegradit, transmeton Portalb.

Sllovakia do ta sigurojë kufirin e Bullgarisë, në rast se Turqia dhe Greqia nuk mund ta mbajnë valën e emigrantëve drejt BE-së dhe për këtë arsye është e domosdoshme të krijohet Plan B. Këtë e ka deklaruar kryeministri i Sllovakisë Robert Fico. “Shpresoj se plani mes BE-së dhe Turqisë të jep rezultate positive. Dua t’i shohë disa befasi të mira nga kolegët turk”, tha ai.

Ai u shpreh pesimist edhe për politikat e BE-së ndaj emigrantëve. “Sllovakia nuk do të lejojë që në territorit të saj të krijohet “bashkësi e mbyllur myslimane”, tha ai.

Politikën e BE-së e ka kritikuar edhe kryeministri hungarez Viktor Orban. “Politika e BE-së për krizën e emigrantëve nuk pati sukses. Megjithatë, ne me gjithë forcat tona po mundohemi t’i ndalim”, theksoi Orban.

Për kryeministrin cek, Bohusllav Sobotka për zgjidhje efikase të krizës së emigrantëve duhet të aplikohet marrëveshja me Turqinë- për kufizimin e valës së emigrantëve, ndërkaq Greqia t’i përmbush obligimet e saja si vende anëtare e BE-së, transmeton Portalb.

Kryeministri Beata Shilldo theksoi se themelimi i një linje, për mbrojtje nga emigrantet, nëpër kufirin e Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë është një variant për zgjidhje të kufirit të cilën vendet e BE-së duhet ta themelojnë bashkërisht. Të gjitha vendet e katërshes së Vishegradit u pajtuan që Bullgaria dhe Romania duhet të jenë pjesë e Shengenit, ndërkaq Maqedonia e BE-së.

Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov ka thënë se për Maqedoninë është në interes të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet e prekura nga kriza me valën e emigrantëve.

“Të mos ketë vendime të njëanshme, të veprojmë se bashku për trajtim human të gjithë atyre që kanë nevojë”, ka deklaruar Ivanov.

Ndërkaq, kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka shtuar se Bullgaria është pro mbylljes së kufijve të jashtëm të BE-së. Në raport me prishjen e gardhit me Greqinë, Borisov tha: “Ne më këtë gëzim jemi në kufi me Greqinë, dhe tash gardh i ri nuk po ndërtohet. Nuk është as evropianë as demokratike. Ndërkohë kemi problem që ne nuk jemi realisht Shtet- Shengen, ndërsa fqinjët tan nuk po i plotësojnë detyrat”./Portalb

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button