Ben Arfa refuzon milionat e Kinës – shkon tek Milani?

Anësori i mirë Hatem Ben Arfa shpreson për një transferim në Milan pasi refuzoi mundësinë për t’u bashkuar me disa skuadra në Kinë të cilat po bëjnë namin me transferime.

Me Fredy Guarin, Gervinho, Jackson Martinez dhe Ramires të gjithë këta lëvizën në Azi në muajin e kaluar, Ben Arfa ka pasur tundimin e njëjtë, por ka vendosur që e ardhmja e tij përket në Evropë.

AC Milan mund të jetë lehtësisht destinacioni i radhës i francezit, sipas MilanNews.Fantazisti ka rikthyer karrierën e tij përsëri në Francë pas një tmerri të përjetuar për katër vjet në Angli me Newcastle, duke shënuar 11 gola deri tani këtë stinor.

Megjithatë, kontrata e tij përfundon në fund të stinorit dhe pavarësisht  se Nice po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve ai përsëri mund të vendos të largohet.

Forma e sivjetshme ka bërë që Ben Arfa të rigrumbullohet me ekipin kombëtar francez, pas tre viteve mungesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button