Zelanda e Re goditet prap nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 6.2 gradë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes Zelandën e Re, që është tërmeti i tretë që tronditi vendin në javën e kaluar.

Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në veriperëndim të Auckland, qytetit më të madh në Zelandë të Re, në det në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, tërmeti nuk ka shkaktuar humbje njerëzore. Ky është tërmeti i tretë në Zelandën e Re në javën e fundit.

Tërmeti i parë ndodhi më 9 shkurt, me intensitet prej 5.7 gradë të Rihterit, që tronditi rajonin St. Arnaud, kurse tjetri me të njëjtën forcë u regjistrua 31 kilometra nga qyteti Christchurch.

Në asnjë nga këto tërmete nuk pati humbje në njerëz, kurse dëmet më të madha materiale i ka shkaktuar i dyti, i cili la pa energji elektrike rreth 500 objekte në Christchurch.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button