Këshilla për tu zgjuar sa më të bukura

Në mëngjes kur dilni para pasqyrës dukeni të çrregullta, me rrudha dhe nuk iu pelqen aspak vetja? Ja disa këshilla si të dukeni sa më mirë.

Flini mbi një jastëk me këllëf mëndafshi ose sateni
Fibrat e këtyre materialeve do bëjnë të mundur që flokët tuaja mos ngatërrohen gjate natës. Nga ana tjetër ato nuk do ngjiten as pas fytyrës dhe nuk do lënë shenja në lëkurë.

Flini në kurriz
Trysnia e lëkurës se fytyrës mbi jastëk mund te krijojë rrudha. Nëse flini nga njëra ane këto rrudha do krijohen vetëm në një pjese. Duke fjetur në kurriz lëkura nuk do rrudhoset natën.

Hidratojeni lëkurën
Për një lëkurë më të freskët dhe te shëndetshme qe ne mëngjes, zgjidhni një krem nate që përmban acid hyaluronik.

Ndërrojini shpesh këllëfët e jastëkëve
Këllëfët e jastëkëve mbajnë shumë mikrobe e sidomos nëse ju neglizhoni çdo darke larjen e fytyrës dhe heqjen e makijazhit. Ndërrojini sa më shpesh ata.

Mos hani shumë gjëra të kripura në darkë.
Nëse konsumoni kripë me shumicë në darkë apo nëse pini shume alkool, trupi dehidratohet. Për pasojë formohen edhe rrathët e zinj tek sytë dhe fryrja e tyre.

Kapni flokët
Mos i lini gjithë natën flokët lëshuar në mënyrë qe ato të mos e prekin fytyrën, por nga ana tjetër nuk duhet t’i shtrëngoni ata apo t’i lidhni bisht sepse do ju këputeshin dhe do ju dhembë koka. Mënyra më e mirë është t’i kapni ata me një shall mëndafshi. Do e shihni që do flini rehat dhe nuk do keni probleme.

Lajeni fytyrën para se të shtriheni për të fjetur
Nëse nuk e hiqni makijazhin dhe nuk e lani fytyrën, poret e lëkurës do bllokohen dhe do krijojnë puçrra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button