Gjashtë të mirat e lëngut të lakrës për shëndetin tonë

Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në të. Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese. Po ashtu të bën të ndihesh i/e bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve.

Çfarë sëmundjesh parandalon dhe kuron?

1. Kanceri

Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash.Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substancë e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve.

2. Ulçera akute

Ulçera akute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës. Siç thamë më lart, pirja e lëngut të lakrës ndihmon në detoksifikimin e organeve jetike. Vështirë se mund të keni dëgjuar, por lakra përmban Vitaminë U e cila ndihmon në forcimin e shtresës së brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulçerave.

3. Koliti

Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni. Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë.

4. Humbja e peshës

Një përbërës që gjendet tek lakra, e kthen sheqerin dhe karbohidratet e tjera në yndyrë të mirë. Kërkoni edhe receta për të gatuar supë lakre dhe sallata të ndryshme.

5. Ushqim për trurin

Është plot me Vitaminë K dhe “anthocianin” e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqendrimit. Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias. Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve.

6. Për kockat

Të gjitha llojet e lakrave të familjes “Cruciferae” janë burim i shkëlqyer mineralesh dhe vitaminash si; kalcium, magnez dhe potas. Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga osteoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat. –

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button