Këta janë personat që pritet t’i arrestojë sot Policia e Kosovës

Sot Policia e Kosovës do të përfshihet në një aksion të gjerë për kapjen e 27 të akuzuarve për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vjet më parë, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Mbrëmë është arrestuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes Frashër Krasniqi ndërsa në orët e hershme është kapur edhe deputeti i kësaj Lëvizje, Glauk Konjufca.

E në pranga pritet të bien edhe mbi 20 të tjerë.

Aktualisht në listën e policisë figurojnë edhe emrat e këtyre të akuzuarve që pritet të arrestohen: Xhelal Sfeqla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadn Deliu, Faruk Dakaj, Skender Merturi, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena dhe Lulëzim Xhaka, shkruan Gazeta Tribuna.

Në seancën e 11 janarit në Gjykatë për dëmtim të veturave të EULEX-it ishin paraqitur vetëm këta të akuzuar: Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Hasim Uka, Fatmir Kurtaj dhe Flamur Arifaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button