Kuvendi do ta mbajë seancën e 94-­të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 94­t në rend dite të së cilës janë rreth njëzetë vendime ligjore në lexim të dytë.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim­ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për sigurim të kërkesave, për të drejtat e invalidëve të luftës, të anëtarëve të familjeve të tyre dhe të anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë, për banim, për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, për rrugët publike, për aviacionin, për tokë ndërtimore… Në rend dite, mes të tjerash, janë edhe propozim­ligjet për ndryshim të ligjeve për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për policinë, për interoperabilitet në sistemin hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button