Çair, banorët para së gjithash kërkojnë të përmbushen premtimet

Banorët e komunës Çair komentojnë Shqiponjën e cila u vendos në vend rrotullimin në Çair, duke thënë që kundër saj nuk janë, mirëpo komuna duhet t’i përkushtojë rëndësi projekteve me më rendësi.

Portalb realizoi një anketë me disa banorë të komunës së Çairit, të cilët vinin nga lagjet të cilat kanë problem me kanalizimin si dhe me shenjat e komunikacionit në rrugë, me ç’rast ata kërkojnë që komuna e Çairit të realizojë edhe projekte për rregullimin e jetës së tyre.

“Nuk jam kundër shqiponjës, larg qoftë, mirëpo duhet të kryhen disa punë tjera para se të vendoset shqiponja. Duhet të rregullohen rrugët, në të cilat pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente, të rregullohen kanalizimet, të cilat nga një shi pranveror kthejnë ujin dhe vërshojnë shtëpitë tonë. Kur të përfundojnë gjitha këto, atëherë shqiponja i bie si qershia në majë të desertit”, tha A.R., banor i lagjes së Dizhonit në komunën e Çairit.

Një tjetër banor që banon në ndërtesat te supermarketi Ramstore në Fushë Topanë, thotë se shqiponja nuk ka hije në një rrugë pa asnjë mbrojtje për banorët.

“Disa herë kemi kërkuar nga Komuna për të vendos shenja komunikacion në këtë rrugë e cila e lidh Xhon Kenedin me supermarketin Princ. Është një rrugë e gjatë dhe nuk ka askund vendkalim, nuk ka askund polic të shtrirë dhe vozitësit ngasin makinat si të çmendur. Kjo zonë është shumë e banuar por ja që komuna nuk lodhet. Po të ishte shqiponja e vendosur nga zemra, ne do ishim shumë të lumtur, por edhe ajo është e vendosur për interes, që kësaj radhe është fitimin e votave në zgjedhje. Turp duhet të kenë, mashtrojnë popullin”, tha M.T., banor.

“Duhet të bëhet krahasimi me anën tjetër të Vardarit e të shikohet se kush e ka fuqinë në Shkup. Kaosi mbizotëron në Çair, për asgjë nuk ka rregull. Duhet shumë punë të bëhet, nuk mjafton vetëm shqiponja”, tha Avni T.,banor.
“Fëmijët kërkojnë buk, neve na duhet punëm vende pune, jo përmendore, nuk na duhet patriotizmi e nga ana tjetër të mos kemi me çka t’i ushqejmë fëmijët tanë. Gruevski bën përmendore, po populli i tij nuk heq për bukën e gojës”, tha Murat S., banor.

“Tani as vet nuk e dinë çka bëjnë. I ka kap paniku para zgjedhjeve edhe mundohet të prekin anën patriotike. Kanë kaluar ato kohëra, tani secili mban shiqponjë e flamur në shtëpi pa frikë, tani na duhet punë, shkollim, cilësi jetese, jo përmendore. Duhet të kujdesën për popullin e jo për të vdekurit e simbolet patriotike”, tha O.S.,banor

LEXO MË SHUMË:

Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët

Çair, vazhdon kaosi në komunikacion

Komuna Çair nuk mban premtimin, nuk vizatohen vijat e bardha për këmbësorët

Çair, banorët shprehen të revoltuar për kaosin e madh në trafik

Çair, rruga që u bë gaz i botës do të rregullohet

Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’

Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

Lagjet e Çairit të stërngarkuara, banorët në rrezik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button