VMRO-DPMNE: Të pacivilizuarit dëmtuan car Dushanin

Ka reaguar edhe partia në pushtet VMRO DPMNE, e cila tentativën për rrënimin  e përmendores së Car Dushanit e quan akt vandal, ndërsa pjesëmarrësit i vlerëson si të papërgjegjshëm dhe të pacivilizuar.

Partia e Gruevskit kërkon përgjegjësi për pjesëmarrësit në këtë akt. “Institucionet duhet të veprojnë sipas ligjit i cili e definon këtë çështje”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Sipas tyre, imponimi i debatit për rregullsinë e procedurës për vendosjen e përmendores së Car Dushanit, nuk guxon të jetë justifikim për dhunë dhe vandalizëm.

VMRO DPMNE gjithashtu vlerëson se nuk ka asgjë të keqë në vendosjen e përmendores së Car Dushanit, por nuk thuhet asnjë fjalë për institucionin i cili mund ta ketë vendosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button