Periudha post-antibiotike

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një paralajmërim, kur njoftoi se tani kemi hyrë në një periudhë post-antibiotike. Kjo do të thotë se disa infeksione të zakonshme bakteriale kanë fituar rezistencë ndaj ilaçeve.

Bakteriet janë organizma mikroskopike…as bimë as kafshë. Disa bakterie, si ato që gjenden në kos, janë të mira për ne, por të tjera janë vdekjeprurëse.

Ashtu si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve ka zbuluar se disa bakterie nuk iu përgjigjen më antibiotikëve si më parë.

“Kemi parë më shumë se 2 milionë raste të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. 23 mijë nga këto episode kanë rezultuar në vdekje”, thotë Dr. Laurie Hicks e Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve ka një mesazh: Ne duam që mjekët të dinë se rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem i madh. Ne duam që pacientët ta dinë se antibiotikët nuk funksionojnë për infeksionet virale.

Rezistenca ndaj antibiotikëve ka ndryshuar tashmë praktikat në spitale si Johns Hopkins në Baltimor.

Mjekët atje janë tani në të kujdesshëm në përdorimin e antibiotikëve, dhe vazhdimisht rishikojnë planet e trajtimit për të parë në se pacientët po marrin antibiotikët e duhur në dozën e duhur. Dr. Trish Perl është epidemiologe në spitalin Johns Hopkins.

“Papritur e kupton se si do të ketë qënë mjekësia ndoshta 50, 70, 80 vjet më parë kur nuk kishte antibiotikë.”

Aty pranë, në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Merilendit, mjekët kanë ndryshuar mënyrën sesi kujdesen për pacientët e tyre në repartet e reanimacionit.

MRSA ((MER-sah)) është një infeksion rezistent ndaj antibiotikëve që përhapet me lehtësi në spital, veçanërisht në repartet e reanimacionit, dhe mund të jetë vdekjeprurës. Dr. Anthony Harris studion nëse përdorimi i dorezave dhe përparëseve kirurgjike nga infermejeret në reanimacion mund të pakësojë numrin e infeksioneve.

“Veshja e dorezave dhe përparëseve çoi në një pakësim të ndjeshëm të rasteve, gati 40 përqind.”

Mjeku Perl thotë se ka nevojë për më shumë fonde në hulumtimet nga zyrtarët e shëndetësisë për të kuptuar sesi përhapen këto organizma. Duhet gjithashtu të zbulohen ilaçe të reja për të zëvendësuar ato që nuk funksionojnë më. Pacientët duhet të edukohen, shkruan voa.

“Rezistenca zakonisht zhvillohet kur njerëzit nuk marrin ilaçet ose i marrin një ditë dhe jo tjetrën. Ose nuk mendojnë se duhet ta marrin të gjithë dozen. Kjo është veçanërisht problematike me sëmundje si tuberkulozi.”

Duhet të gjenden zgjidhje të shpejta pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem aq serioz saqë kërcënon arritjet e mjekësisë moderne, transmeton infoGLOBI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button