iPhone i ri në treg më 18 mars

Apple pritet që të prezantojë versionin e fundit të iPad Air dhe modelin e ri të orëve smart në një event që pritet të mbahet më 15 mars të këtij viti, por gjithashtu pritet që në të njëjtën ditë të prezantohet edhe iPhone “mini”.

Të gjithë të interesuarit për telefonin e ri të kompanisë amerikane apo të produkteve të tjera të reja, do të mund t’i blejnë vetëm tre ditë pas mbajtjes së këtij eventi, pra më 18 mars.

“Apple është duke planifikuar që të prezantoje telefonin e ri iPhone me ekran 4-inç që do të quhet ‘iPhone 5se’ dhe modelin e ri të iPad Air në një event që do të mbahet të martën e 15 marsit, pastaj do të nxjerr në shitje produktet jo më larg se të premten e 18 marsit”, shkruan “9to5mac”.

Produktet e reja mund t’i bleni online dhe në të gjitha pikat e autorizuara të Apple. Kjo tregon se kompania amerikane ka shmanguar porositë para kohe që ka qenë një gjë e zakonshme në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button