Obsesioni i Shqipërisë me orët e zyrtarëve amerikanë

Ish-presidenti amerikan, George Bush, më 10 qershor të vitit 2007 pati vizituar Shqipërinë prej ku pati dhënë edhe deklaratën më të fuqishme e të drejtpërdrejtë për statusin e Kosovës.

“Boll është boll. Kosova është e pavarur”. Kjo ishte deklarata që i dha shpresë popullit shqiptar të Kosovës, ndërsa pas më pak se një viti, Kosova vërtet shpalli pavarësinë më 17 shkurt, 2008.

Por, në atë vizitë lajm u bë edhe “vjedhja” e orës së presidentit Bush gjatë një shëtitje nëpër rrugët e qytetit të Tiranës ku u prit nga shumë qytetarë, raporton Koha.net.

Megjithatë, në shikim të dytë të atij rasti, u pa se ora nuk i ishte vjedhur por i ishte hequr nga pjesëtarët e tij të sigurimit.

Edhe dje, Tirana u vizitua nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Ishte pikërisht sekretari i presidentit Obama, John Kerry ai që vizitoi kryeqytetin shqiptar ku zhvilloi takime me liderë si nga pozita si nga opozita.

Ndonëse Kerry nuk foli për Kosovën e as nuk iu “vodh” ora, Shqipëria sërish u “kap” për orën e tij.

Ishte ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ai që postoi në faqen e tij në Facebook një fotografi në të cilën thotë se qytetarët ia kanë dërguar. Në të janë paraqitur çmimet e orëve që mbajnë në duar kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama dhe John Kerry.

Aty shkruan se ora e Ramës kushton rreth 147 mijë dollarë, kurse ajo e Kerryt 40 dollarë.

Mbetet enigmë se çfarë është ky obsesion i Shqipërisë me orët e zyrtarëve amerikanë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button