Rreth dy të tretat e popullsisë së botës një muaj në vit nuk kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm

Hulumtimet më të reja tregojnë se kriza e mungesës së ujit të pijshëm në botë paraqet problem më të madh nga se pritej dhe se të paktën katër miliardë njerëz thuajse një muaj në vit nuk kanë ujë të mjaftueshëm për konsum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup shkencëtarësh njoftuan në revistën “Science Advences” për rezultatet e hulumtimit të fundit lidhur me problemet e mungesës së ujit të pijshëm në botë.

Në raport thuhet se katër miliardë njerëz në botë një muaj në vit e kanë këtë problem, ndërsa gjysma e kësaj popullate jetojnë në Kinë dhe Indi.

Problem të tillë me mungesën e ujit kane edhe 130 milionë njerëz në Bangladesh, 120 milionë në Pakistan dhe 110 milionë në Nigeri.

Të paktën një muaj në vit ujë të pijshëm të mjaftueshëm nuk kanë as 130 milionë amerikanë, kryesisht banorë në Kaliforni, Teksas dhe Floridë. “Mungesa e ujit të pijshëm është bërë problem global i cili po prek mbarë botën”, deklaroi profesori nga Universiteti holandez në Twente Arjen Hoekstra, i cili ka marrë pjesë në hulumtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button