Në vend të raportimit, etiketim

[Recension: FOTO: Kush qëndron në fakt prapa protestës së sotme të specializantëve privatë?]

Teksti që e recensojmë ka anshmëri të theksuar dhe ka për qëllim ta diskreditojë protestën e specializantëve. Ky material nuk raporton për thelbin e tubimit, por etiketon njerëz si të afërt me partinë opozitarem që, praktikisht është shkaku i vetëm që protestat të kualifikohen si “të LSDM-së”.

protest specijalizanti sdsmLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Kush qëndron në fakt prapa protestës së sotme të specializantëve privatë?

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2016, 14:04

Data e recensionit: 12.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

MIRËPO, PSE PROTESTOJNË SPECIALIZANTËT?

Në tekst nuk ka asnjë deklaratë, as konfirmim për atë që është shkruar. Të gjitha pohimet në këtë “foto-storje” janë hedhur në mënyrë paushalle dhe shoqëruar me komente. Pala e dytë në këtë tregim është injoruar krejtësisht.

“Nga fotografitë është e qartë se bëhet fjalë për mbështetës lojalë të LSDM-së, madje edhe vizitor i rregullt i “Kampit të tyre të lirisë”.”

E drejtë themelore qytetare, e garantuar me Kushtetutë (neni 21), është e drejta për protestë dhe kjo nuk ka lidhje me përcaktimin e dikujt politik, afërsinë ose përkatësinë partiake.

Nuk është hera e parë që në medie të ketë tekste ku etiketohen protestat për shkak të pjesëmarrësve. Mirëpo, për shkak se, gazetarët duhet të panojnë për interesin publik, do të ishte logjike që nga leximi i tekstit të kuptohet se pse protestohet.

Në interes të së vërtetës, duhet thënë se më 10 shkurt të këtij viti, rreth njëqind specializantë u mblodhën para Ministrisë për Shëndetësi dhe kërkuan:

“… të mos inçizohen provimet nëpërmjet videos dhe të emitohen në internet, thonë “jo” për punën pa rrogë, për kujdestaritë  e papaguara, për kontratën për fajde, dhe për degradimin publik si mjekë të ardhshëm.”

Sa i përket fotografive, në to veçohet vetëm një grup i njerëzve dhe dërgohet një porosi manipulative se protesta është ka ngjyrim politik (оpozitar). Në fund, teksti përpiqet ta arsyetojë masën e Qeverisë, kundër së cilës protestuan specializantët.

(JO)GAZETARI

Mënyra në të cilën është shkruar dhe është plasuar kjo përmbajtje mediatike fare nuk përkon me parimet e gazetarisë së drejtë etike. Në tekst është shkelur preambula e Kodit të gazetarëve:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Janë shkelur edhe disa nene të Kodit, në mesin e të cilave:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. (1)

Gazetari do ta cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë. (4)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve. (13)

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.(14)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button