Migjen Basha bind në debutim te Como

Migjen Basha u kthye të luajë pas afro një muaj e gjysmë mungesë nga fushat e lojës. Mesfushori kuqezi ishte titullar në barazimin 1-1 që Como regjistroi përballë Novarës.

Pas transferimit në Serinë B italiane gjatë merkatos së Janarit, 29-vjeçari shijoi edhe një herë të qënit titullar në një ndeshje futbolli. Lojtari tregoi se do të jetë një element mjaft i rëndësishëm për ekipin e Comos, ku menjëherë shpalosi kualitetin me lojën dhe vertikalizimet e tij.

Paraqitja e Bashës u vlerësua me notën 6, ndërsa theksohej se debutimi i mesfushorit ishte mjaft i mirë. Gjithsesi, forma e kuqeziut nuk është ende në nivelet optimale, në mënyrë që ai të rikthehet në nivelet kur luante në Serinë A dhe të ndihmojë Comon ti largohet vendit të fundit në renditje.

Kjo edhe për faktin se ndeshja e fundit ku Migjen Basha ishte aktivizuar ishte ajo e 5 Dhjetorit ku Luzenra fitoi 3-1 përballë Young Boys. Në atë ndeshje mesfushori u aktivizua nga stoli.

Hera e fundit që lojtari i lindur në Lozanë ka luajtur titullar ishte në ndeshjen e 29 Nëntorit 2015, në Superligën zvicerane, përballë Baselit. Transferimi i mesfushorit te Como nuk ishte rastësi, me lojtarin që vendosi të largohej nga Luzerna për të patur më tepër hapësira, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në fazën finale të Euro 2016, shkruan SuperSport.al.

Migjen Basha është një element mjaft i rëndësishëm i Kombëtares. Në kualifikueset drejt evenimentit në Francë ai numëroi 4 paraqitje, në fazën finale të turneut dhe ishte titullarë në fitoren historike në Armeni, ku Shqipëria vulosi pjesëmarrjen në evenimentin më të rëndësishëm kontinental.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button