Haxhiu: Sheshi dukej më bukur me pankarta

Sheshi “Nënë Tereza” dukej shumë bukur me pankartat e vendosur dhe ato u kritikuan vetëm nga Qeveria e Kosovës, ka thënë në Info Magazine deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo ka sqaruar edhe heqjen e pankartave që përmbanin slogane për protestën e 17 shkurtit gjatë ditës së sotme.

“Për heqjen e pankartave jam njoftuar nga aktivistët e Vetëvendosjes dhe kjo është bërë për shkak të erërave të forta dikujt nga qytetarëve i kanë rënë në trup”.

Kështu ne kemi vendosur që t’i largojmë për sa kohë që ka erëra të mëdha, por nesër nëse nuk ka erëra ne do t’i vendosim përsëri”.

Ka qenë e domosdoshme që edhe përmes aksioneve politike të njoftohet për protesta dhe aksioneve të tilla. Vetëm nga deklaratat e Qeverisë janë kritikuar ato pankarta. Ne heqjen e kemi bërë vetëm për shkak të erërave dhe parandalimit të ndonjë lëndimi eventual. Sheshi dukej bukur me ato pankarta, pasi e dimë çfarë dëmi po i sjellë kjo Qeveri vendit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button