Izet Mexhiti: Shqiponja është legale dhe nuk e prek askush!

Shqiponja dy krenare e vendosur në lagjen Fushë Tophanë të Komunë së Çairit është kopje e asaj të  Tiranës, ndërsa e njëjta gjendet edhe në Mitrovicë të Kosovës. Kryetari I komunës së Çairit Izet Mexhiti në emisionin 10 minuta në TV21 theksoi se ajo është vendosur në bazë ligjore dhe gjithçka është legale.

”Vendoset në mënyrë legale, sepse vendoset në Komunën e Çairit, nga institucioni kompetent, duke respektuar dhe duke u thirrur në vendimin e këshillit të Komunë së Çairit në vitin 2012 kur është sjellë vendimi për vendosjen e përmendoreve. Qyteti Shkupit ka një prononcim, u takuam me kryetarin e qytetit. Biseduam, kërkon informata shtesë rreth procedurës mirëpo jo me prapavijë për të bërë diçka të keqe”, tha Mexhiti.

Monumenti është punuar në Tiranë dhe ka kushtuar 15 mijë Euro, ndërsa vendoset me shënimin e 15 vjetorit, fillimi i luftës së UCÇ-së në Tanush. Kryetari i Komunës së Çairit, doli në mbrojtje të Ismet Gurit, i dyshuar për manipulime zgjedhore në Çair, sipas Izet Mexhitit, nuk ka pasur nevojë për falsifikim të votave sepse avantazhi ndaj kundërshtarit tij ka qenë shumë i madh.

“Bëhet fjalë për vitin 2013 në raundin e parë, ku nuk ka pasur asnjë logjik për të manipuluar procesin zgjedhor, për shkak se dallimi I votave që unë kam pasur afër 15 mijë vota, ndaj kundër kandidatit tim diferenca ka qenë afër 10 mijë vota dhe këtu kontestohen rreth 200 vota që nuk luan as një rol. Nuk ka as një logjik që BDI të dëmtoj procesin aty ku është më se e sigurt në fitore”, shton ai.

LEXO PO ASHTU: Filloi fushata folklorike-patetike për manipulimin e ndjenjave kombëtare shqiptare

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une mendoj se ti luajsh me ndjenjat e Miletit ..
    Perderisa Mileti vuan nga skamja , ti dhe shoket e tu bani cirkus prej vehtes ….
    Jam 100% i sigurt se nuk ke ligj qe e mbron SHQIPONJEN…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button