LR-PDSH: BDI me shantazhe mbulon katrahurën e Çairit

Lëvizja për Reforma në PDSH ka reaguar ndaj hapjes së shtabit partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair. Nga Lëvizja e Selës u shprehën se kjo është hera e fundit që BDI hap shtabe duke mbledhur njerëz pa vullnetin e tyre. Kreu i degës së LR-PDSH-së për Çair, Rizvan Bela, tha se BDI nuk ka nevojë të mbledhë njerëz nga e tërë Maqedonia për të mbuluar dështimet e saja, si proceset e montuara politike, turpin e katrahurës në Çair, krimin dhe vjedhjen e votave.

“Zotëri Mexhiti, apelojmë që të kurseni banorët e Çairit duke mos i përfshirë në turpin tuaj dhe të partisë suaj. Mos harroni se Shkupi është kryeqendra e shqiptarëve dhe e po atij heroi kombëtar, Isë Boletinit që ju e dërguat në fshat. Shkupi nuk është qendra e horrave të mbledhur anekënd vendit”, ka deklaruar Rizvan Bela nga LR-PDSH.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button