Eden Hazard: Vështirë të refuzohet oferta nga PSG

Mesfushori i kampionit të Anglisë në Futboll, Chelsea, Eden Hazard (25) në prag të ndeshjes eliminatorë të ligës së Kampionëve kundër PSG ka deklaruar se do të ishte shumë e vështirë të refuzohet një ftesë eventuale nga PSG, gjë e cila ka rritur akoma më shumë tensionet në prag të ndeshjes e cila luhet nesër në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përveç parisienëve, interesim për belgun e talentuar ka shfaqur edhe Real Madridi i cili ka në shënjestër Hazardin që nga viti i kaluar kur u shpall lojtari më i mirë në Premier Ligën Angleze.

“Vështirë ti thuhet jo PSG-së, por edhe ekipeve tjera të afta për ta fituar Ligën e Kampionëve. Aktualisht PSG është në atë kategori. Për mua Liga e Kampionëve është caku kryesor” tha Hazard për gazetën franceze “Le Parisien“.

I pyetur për të ardhmen e tij në Chelsea, Hazard tha se në futboll asgjë nuk dihet. “Edhe pse gjërat janë komplikuar këtë vit, unë mbetem në Chelsea. Jam në grup të mirë i cili mund të fitojë trofe për çdo vit” tha ai.”

Të martën në orën 20:40 kampioni i Francës, PSG pret në terren vendas kampionin e Anglisë, Chelsea në kuadër të së tetës së finales të Ligës së Kampionëve evropian të Futbollit. Ndeshja e kthimit luhet më 9 mars në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button