Disa hapa të lehtë për të arritur grim perfekt

Për të pasur një Make Up perfekt dhe shumë të shpejtë ju paraqesim disa hapa me të cilët mund të dukeni e mrekullueshme. Lëkura: përpara se të vendosim krem pudrën(make up), është e rëndësishme të aplikojmë në fytyrë një krem hidratues për të mos e dëmtuar lëkurën si dhe për eleminimin e rrathëve poshtë syrit.

Më pas mbi kremin e vendosur, aplikojmë një make up natyral duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fytyrën.

Sytë: për sytë aplikojmë një ton të celët (pearl) nga cepi deri në mes të syrit, ndërsa nga mesi deri në pjesën anësore të syrit aplikojmë një ton pak më të errët në të zezë duke bërë kujdes ta sfumojmë mirë. Po ashtu po të njëjtën ngjyrë e vendosim edhe në pjesën e poshtme të syrit. Një pjesë e rëndësishme është dhe përdorimi I një toni të bardhe tek pjesa afër vetullës për ta theksuar akoma më shumë atë. Shkojmë lapsin e zi dhe për ta përfunduar rimelin për qerpikë më të plotë.

Vetullat : për theksimin e tyre mund të përdorim një laps për vetullat I cili mund të jetë ngjyrë kafe ose I zi, kjo sipas tipareve personale. Mollëzat: vendosim rush për të bërë një theksim të tyre.

Buzët: të fundit por jo më pak të rëndësishmet, për të patur qëndrueshmëri të lyerjes u japim formë dhe bëjmë mbushjen e tyre. Një Lip Gloss Nude për një look natyral gjatë ditës ose një buzëkuq ngjyrë më të erret për një look tërheqës në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button