Lajm i vjetër me titull bombastik

[Recension: Komunikatë e re dhe e ashpër nga BE-ja: Jepni fund sulmeve mbi Janevën]

Artikulli transmeton informata të vjetra, ndërsa komunikata është shtrembëruar krjetësisht dhe me titullin bombastik përpiqet të krijojë një situatë sikur ka reagime të reja, të cilat as që janë përcaktuar më konkretisht.

НОВА Ново и остро соопштение од ЕУ Престанете со нападите врз ЈаневаLinku deri te artikulli origjinal: Komunikatë e re dhe e ashpër nga BE-ja: Jepni fund sulmeve mbi Janevën

Data dhe koha e publikimit: 09.02.2015, 17:17:18

Data e recensionit: 12.02.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

KOMUNIKATË “BAJATE” QË ËSHTË MANIPULUAR

“BE-ja u bën thirrje partive politike të bashkëpunojnë me Prokuroren speciale publike, t’i ndërpresin sulmet mbi këtë trup të pavarur dhe t’u japin fund frikësimeve të funksionarëve publikë, detyra e të cilëve është që t’i përgatisin zgjedhjet, thuhet në komunikatën e BE-së.”

Теksti bazohet në komunikatën interne të datës 4 shkurt, që është publikuar më 9 shkurt. Me titullin bombaatik fitohet përshtypja se bëhet fjalë përndonjë reagim të ri që është dhënë madje edhe pas takimit të euroambasadorit Аivo Orav dhe ambasadorëve të tjerë të BE-së me proluroren speciale publike, Katica Janeva, të cilës kori diplomatik i shprehu mbështetje të plotë.

Në teksti nuk është theksuar qartë se kush e ka lëshuar këtë komunikatë, e cila jo vetëm që nuk është linkuar, por as që është paraqitur si printscreen. Në materialin që e kemi para nesh nuk janë transmetuar reagime të reja, por janë parafrazuar deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, nga Brukseli, si dhe të ambasadorit Аivo orav dhe ambasadorit amerikan Xhes Bejli pas takimit me kryeministrin teknik Emil Dimitriev.

Mospërfshirja e këtyre të dhënave krijon përshtypje se qëllimisht manipulohet lexuesi, duke e pasur parasysh se në vetë komunikatën qartë theksohet se bëhet fjalë për delegacionin e BE-së në kuadër të Këshillit të OSBE-së, i cili me komunikata të këtilla njofton për aktivitete e mëparshme të BE-së për ndonjë situatë të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button