3 ushqimet që parandalojnë formimin e gurëve në veshka

Dhimbjet që mund të sjellin gurët në veshka janë tronditëse. Sipas studimeve të fundit pothuasje gjysma e personave që nuk janë kujdesur për masat parandaluese pas heqjes së gurëve kanë pasur një rast të ri brenda 7 viteve të ardhshme. Gurët në veshka  formohen kur disa kemikate specifike koncentrohen në urinë e cila më pas krijon kristale.

Këto kristale pastaj rriten në gurë më të mëdhenjë dhe me kalimin e kohës nëse nuk largohen përmes urinës ata vendosen në rrugët e traktit urinarë duke shkaktuar dhimbje të papërballueshme. Aplikimi i një plani për parandalimin e gurëve nuk është shumë i komplikuar.

Këto 3 ushqime të zakonshme të cilat do të ju ndihmojnë të parandaloni formimin apo riformimin e gurëve në veshka.

Aloe Vera
Sipas një studimi të fundit, aloe vera është etiketuar si një bimë që mund të parandalojë formimin e gurëve në veshka. Studimi është kryer në një Universitet në Tajlandë ku kanë marrë pjesë 31 meshkuj të moshës 18-23 vjeçare dhe të cilët janë përcjellur teksa kanë konsumuar nga 100 gr aloe vera çdo ditë  për një javë me rradhë. Në fund të studimit hulumtuesit konkluduan se ndryshimet në kompozimet kimike të urinës pas konsumit të aloe veras treguan potencial për parandalimin e formimit të gurëve në veshka.

Lëngu i limonit dhe portokallit
Një studim i ri ka gjetur se një gotë me lëng limoni ose portokalli në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka. Ky studim ështe publikuar në gazetën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë, ku janë studiuar 13 pjesëmarrës, 9 prej tyre të shëndetshëm dhe 4 prej tyre me gurë në veshka. Rezultatet e studimit gjetën se 4 personat që vuanin nga gurët në veshka janë ndjerë më të lehtësuar nga dhimbjet, ndërsa tek 9 të tjerët është  vërejtur ndryshim pozitiv i kompozimeve kimike të urinës për parandalimin e formimit të gurëve në veshka. Lëngu i këtyre frutave është shumë i shëndetshëm për parandalimin e formimit të gurëve për shkak të sasisë së lartë të sildenafil-it.

Lakra
Lakra përmirëson punën e veshkave dhe në të shumtën e rasteve është përdorur si ilaç natyral për përmirësimin dhe ushqimin e veshkave. Studimet tregojnë se lakra është ushqim esencial për të gjithë ata që vuajnë me probleme në veshka, pasi që ajo përmbanë sasi të larta të vitaminës B6, C dhe K, së bashku me fibra dhe acid folik. Sipas hulumtimeve te realizuara rezulton se personat që konsumojnë lakër rregullisht kanë shumë më pak mundësi që të preken nga gurët në veshka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button