Kuvend, debat për taksën radiodifuzive

Përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së mbi planin financiar të Radio Televizionit Shtetëror të Maqedonisë. Nga LSDM-ja insistojnë heqjen e taksës radiodifuzive pasi qytetarët megjithëse paguajnë mbeten të painformuar. Por nga VMRO-ja akuzat e opozitës i cilësuan të pabaza dhe si përpjekje për fitimin e pikëve politike, raporton Alsat-M.

“Radio televizioni i Maqedonisë kërkon 21 milion euro të reja sepse shërbimin shtetëror e shndërroi në televizion për shërbime qeveritare, sepse RTVM nuk ka redaksi? Qytetari i Maqedonisë duhet të paguajë që të mos transmetohet pres konferenca e prokurores speciale publike? Që të mos i informojë qytetarët të cilët paguajnë? Që të mos i dëgjojë përgjimet të cilat përmbajnë akte kriminale? Sepse refuzuan të dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët me ditë të tëra protestuan përpara RTMV-së?“, deklaroi Sofia Kunovska, LSDM .

“Në këtë moment derisa RTVM nuk ka borxhe të trashëguara , ndërsa ata janë të bëra shumica në periudhat e mëhershme dmth në mandatet e mëparshme, sidoqoftë derisa nuk ka borxhe të trashëguara, RTVm për momentin punon në mënyrë rentabile dhe me të ardhura të cilat i përmbush nga disa arsye mes të cilave janë: taksa radiodifuzive dhe mjete të siguruara nga buxheti. Unë e kuptoj nevojën tuaj për promovim të një ideje popullore”, tha Ilija Dimovski, VMRO.

Nga LSDM gjithashtu thanë se njëra nga arsyet e forta se pse e quajnë strofull të qeveritarëve servisin publik është edhe mungesa e dueleve apo debateve televizive, dhe në rast se ka të ftuar ata asnjëherë nuk janë nga pala opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button