Plenumi nxënësve: Vazhdon lufta jonë kundër reformave të këqija

Problemet teknike të sistemit për testim ekstern, të cilat përsëriten çdo vit shkollor janë ofendim për inteligjencën e nxënësve, konsiderojnë gjimnazistët e Plenumit të Kumanovës, të cilët gjatë tubimit të sotëm paralajmëruan se do ti vazhdojnë aktivitetet kundër reformave të këqija në arsimin e mesëm, transmeton Portalb.

Gjatë tubimit fjalim mbajtën aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Plenumit të mësimdhënësve dhe gjimnazistëve.

Sipas gjimnazistit Nikolla Kërstevski, nxënësit janë stoik në kërkesën e tyre për anulimin e modelit ekzistues të testimit ekstrën dhe të vendosë model të ri, por nëpërmjet dialogut me të gjitha palët e tanguara. Ata kërkuan edhe notat e këtij viti nga testimi eksternn të shlyhen dhe të mos regjistrohen aspak në dëftesë.

“Jemi dëshmitarë të pakënaqësisë së madhe nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Që në vetë fillimin, i gjithë sistemi dështoj, dhe duhej të prisnim me orë që të fillojë testimi. Kjo flet për pa qëndrueshmërinë teknike të këtij sistemi. Nuk do të lejojmë një projekt i tillë nebuloz të vazhdojë të funksionojë edhe përpos tentimeve të shumta të Plenumit të gjimnazistëve të vërë në dukje problemet. Nuk do të lejojmë një nebulozë e tillë të ofendojë inteligjencën e nxënësve”, thonë gjimnazistët e Kumanovës.

“Organizuam kampe, fjetëm para ministrisë, të njëjtit i sulmuan, i kërcënuan por përsëri organet kompetente vazhduan të rrinë symbyllur dhe të shurdhër ndaj kërkesave të nxënësve. Më vjen keq, se jeni duke rënë shumë poshtë që po dilni kundër rinisë suaj, mendoni pak “Ne jemi e ardhmja juaj”, tha Blerta Deari.

“Pavarësisht presioneve të vazhdueshme që i kemi pas nga disa organe më të larta, ne jemi aq të vetëdijshëm që sot të dalim dhe ti mbrojmë të drejtat tona”, tha Llausha Zenuni

Nga Plenumi i gjimnazistëve në Kumanovë thonë se qëndrojnë në kërkesën e tyre edhe sa i përket modelit të vjetër të maturës shtetërore.

Reagimet:

Lëvizja Besa ka përkrahur protestën e nxënësve. “Duke e pasur parasysh rezultatet e deritanishme që ka sjellë implementimi i notimit ekstern me të gjitha parregullsitë dhe problemet që ka pasur, Lëvizja BESA përkrah plotësisht protestat që iniciuan nxënësit e shkollave te mesme në Kumanovë”, thuhet në letrën e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button