LR-PDSH: Pretendimet e BDI-së për zgjedhje transparente janë përrallë

Nga Lëvizja për Reforma PDSH thonë se pretendimet e BDI-së, se Maqedonia, në këto momente ka kapacitete për të zhvilluar zgjedhje të lira, transparente brenda të gjitha standardeve evropiane, tanimë i ngjajnë një përralle.

“Me persona si Ismet Guri, që akuzohet nga shqiptarët për sulme fizike gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendës drejtor në njësinë rajonale të Shkupit në DAP dhe nga ana tjetër mbrohet nga VMRO shqiptarët nuk kanë çfarë të presin”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Sipas tyre, përfshirja e tij në operacionin “Titanik” si i dyshuar për manipulim gjatë procesit zgjedhor në Çair si aktivist I BDI-së, dëshmon atë që Lëvizja për Reforma ka konstatuar gjatë gjithë kësaj kohe.

“Nuk mund të ketë proces zgjedhor as me standarde demokratike dhe evropiane pa u krijuar kushtet minimale teknike dhe politike përfshirë edhe ndëshkimin e funksionarëve të tillë! Marrja në pyetje e këtyre personave, nuk duhet të jetë fundi por fillimi i sjelljes së drejtësisë në vend. Mbështesim maksimalisht Prokurorinë Speciale edhe përkundër sjelljes aspak konstruktive të Gjykatës Penale të vazhdojë me procesin e nisur.”, përfundon reagimi.

Ismet Guri, anëtar i Komisionit zgjedhor komunal- Çair, sot është marr në pyetje në Gjykatën penale, i cili nuk është paraburgosur por të njëjtët i është përcaktuar masa e kujdesit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button