OJQ-të, diskriminim dhe vetëm diskriminim i qytetarëve

Në Ditën botërore të të drejtave të njeriut janë prononcuar disa Organizata Joqeveritare që merren me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut në vend.

Komiteti i Helsinkit, konstaton shkelje të rënda në sfera edhe atë në lirinë e të shprehurit, lirinë  medias dhe mbrojtje gjyqësore nga diskriminimi.

‘Shteti përmes presionit politik dhe financiar vazhdon të përzihet në politikat redaktuese të mediave në vend. Edhe pse viteve të fundit janë bërë disa reforma në gjyqësor, akoma nuk kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve. Diskriminimi vazhdon të jetë evident edhe në bashkësinë LGBTI. Romët vazhdojnë të diskriminohen thuajse në të gjitha sferat e jetës, punësimet në administratë vazhdojnë të jenë politike, ndërsa edhe dhuna fizike mbetet aktuale ndërsa nuk zbulohen kryesit e veprës penale’ thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Liritë dhe të drejtat e njeriut dita ditës janë duke u përkeqësuar në Maqedoni vlerëson profesori universitar Ylber Sela.

“Viti 2014 duhet të jetë një kthesë për institucionet për të marrë masa për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni. Gjykatat ,avokati i popullit dhe MPB-ja duhet të jenë më syçelë për ti mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut në vendin tonë. Më tragjike është fakti se të drejtat e shqiptarëve shkelen më shumë se të qytetasve të tjerë” thotë për Portalb, Ylber Sela. 

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, me këtë rast thotë se është evident përparim i vogël i përmirësimit të të drejtave të njeriut, por kjo qëndron larg asaj që paraqet mjaftueshmëri për të qenë ky institucion i kënaqur.

Shqetësim kanë shprehur edhe nga Organizata joqeveritare ‘Civil’. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button