Aktivistët demonstrojnë “votimin” e organizuar të banorëve nga Pusteci (FOTO)

Pesëdhjetë aktivistë nga shoqata të ndryshme joqeveritare me anë të një performance demonstruan se si duket kur 50 njerëz vendosen në një banesë të madhe 40 metra katrorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas aktivistëve synohet të demonstrohet votimi i organizuar i votuesve nga Pusteci i Shqipërisë në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.

“Maqedonia akomodon 50 njerëz në 40 metra katror, është projekt i zyrtarëve shtetëror me të cilën është ndërhyrë në listën e zgjedhësve për çka në mënyrë kundërligjore janë bërë bashkë ministra, gjykatës, të punësuar në administratën shtetërore dhe zyrtarë të tjerë. Ky projekt është tallje me inteligjencën e gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe shkelje mbi dinjitetin e maqedonasve të Pustecit” deklaroi aktivistja Irena Sterjovska.

Aktivistët thonë se akomodime spektakolare janë vërejtur në më shumë vende, duke përmendur rastet e 150 njerëzve në banesë prej 80 metra katrorë, dhe 100 njerëz në banesë të madhe 60 metra katrorë. “Kjo fotografi është dëshmi e mjaftueshme që të pengohet organizimi i zgjedhjeve të reja pa u bërë kontrolli i detajuar i listës së zgjedhësve dhe pa u zbatuar reformat e tjera të cilat do të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira” deklaroi aktivisti tjetër Dragan Dodevski.

Ndërkohë afera me votuesit e Pustecit të Shqipërisë doli në pah në zgjedhjet e fundit gjatë të cilave opozita akuzoi pushtetin se ka mundësuar letërnjoftime ilegale për banorët e Pustecit për të votuar në Maqedoni pa pasur fare nënshtetësi të Maqedonisë, për çka ishin vendosur nëpër banesa në kryeqytet.

BOR_6438 copy

BOR_6253 copy

BOR_6299 copy

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button