Berisha: Ramës i ngec fjalimi në fyt

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ngeci fjalimi në fyt gjatë konferencës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me konferencën e një dite më parë te organizuar nga qeveria. Sipas Berishës, Rama nuk mund te lexonte sepse gjate kohës që qëndronte në panel e mbytën kujtimet korruptive.

 “Të dashur miq, dje në konferencën e tretë në tre muaj për luftën kundër korrupsionit, fushë në të cilën njëlloj si në ekonomi dhe luftën kundër krimit të organizuar qeveria Rama – Meta janë pa program, ndodhi ajo që pritej. Edi Ramës i ngeci fjalimi në fyt dhe për t’u shfajësuar iu deklaroi të pranishmeve se “ja ku e kam fjalimin të shkruar por nuk po e lexoj”. Në fakt nuk mund të lexonte sepse gjatë kohës që qëndronte në panel e mbyten kujtimet korruptive. Ramës së trishtuar i erdhën në mendje: vila e Dajtit dhe pallati 5-katësh i bashkëshortes ndërtuar pa i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime, ju kujtuan reklamat e qytetit që ju dhanë të tëra Koços pa tender, rrugët e qytetit që Koçua i katranosi si ai, ju kujtuan spotet e Bashkisë që i shpërndante vetëm tek TCH; Vizion + dhe televizionet e tij, ju kujtuan gjobat 20%, për të cilat është akuzuar direkt nga biznesmenët e Tiranës, dhënia e 80% e lejeve të ndërtimit të bashkise Shkrelit dhe Eftimit të tij”. 

Sipas Berishës, jo vetëm kryeministri por dhe kabineti ministror që e ndjek mbrapa janë të zhytur fund e krye në korrupsion. “Fjalimi i ngeci në fyt Edi Ramës sepse nëna dhe babai i Saimir Tahirit janë kapur me kontrabandë dhe evazion fiskal, sepse Cani i tij famoz për vjedhjen e thesarit dhe deklaratën e tij se Banka nuk ka patur flori, ju kujtuan Ahmeti i tij që vodhi me kompaninë e tij “Hermes” 10 milionë dollarë Albtelekomit, Beqja i tij që humbi mandatin për abuzim me Frankon (baxhanakun e Ramës) me tenderët e Bashkisë dhe Gjiknuri i tij që është me vëlla të skeduar për falsifikim dokumentesh. Sipas tij, Rama nuk lexoi dot fjalimin dje sepse “Albpetrolin” e mori për vete së bashku me Koçon, lojërat e fatit dhe Belleair-in me vëllaçko Olsin edhe mafiozë nga trevat e tjera shqiptare”, tha Berisha./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button