BE­-ja aprovoi 10 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për ballafaqim me krizën e refugjatëve­

Bashkimi Evropian sot aprovoi dhjetë milionë euro shtesë për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë në ballafaqimin me krizën me refugjatët, njoftoi korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli.

Në ditën kur në Pragë, Hungari, Sllovaki, Çeki dhe Poloni, si Grup i Vishegradit, me Maqedoninë dhe Serbinë konfirmojnë ndihmë bilaterale me qëllim të mbylljes së kufirit drejt Greqisë që të pengohet fluksi i migrantëve përgjatë rutës migruese të Ballkanit Perëndimor, Brukseli akordoi program shtesë prej dhjetë milionë eurosh në ndihmë që Republika e Maqedonisë t’i përmirësojë sistemet e saj për menaxhim kufitar dhe menaxhim të migrimit në kontekst të krizës së refugjatëve.

Sipas eurokomisarit për zgjerim Johanes Han, migrimi sipas natyrës së saj është çështje rajonale dhe ai theksoi se BE­ja është e gatshme të vazhdojë t’u japë ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor që ballafaqohen me sfida të ngjashme.

“Kriza e refugjatëve shkaktoi presion posaçërisht të lartë tek vendet sipas gjatësisë së rutës dhe Evropa duhet të mbetet e bashkuar në ballafaqimin me këtë situatë. Financimi i ri do t’u ndihmojë autoriteteve të IRJ Maqedonisë për përmirësim të menaxhimit me kufirin dhe me migrimin, si dhe mbështetje të shpenzimeve të tyre lidhur me oficerët­mysafirë të dërguar nga ana e vendeveanëtare të BE­së dhe Serbia në kufirin jugor të vendit. Kjo mbështetje është komplomentare e aktiviteteve të ndërmarra për mbështetje të Greqisë, duke përfshirë edhe përmes FRONTEKS­it”, theksoi Han.

Në këtë kontekst, Unioni sot aprovoi 12,7 milionë euro ndihmë shtesë edhe për Greqinë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, lidhur me takimin në Pragë të Grupit të Vishegradit me Maqedoninë dhe Serbinë në të cilin diskutohet mbyllja e kufirit drejt Greqisë për refugjatë dhe mbrojtje të BE­së dhe të zonës së Shengenit në territorin e Maqedonisë”, theksoi se KE­-ja e përshëndet ndihmën për Maqedoninë nga ana e vendeve­anëtare të BE­-së për mbështetje të kontrollit të kufirit me Greqinë përmes sigurimit të oficerëve policorë dhe pajisjes.

Zëdhënësi kryesor i Eurokomisionit, greku Margaritis Shinas, madje, theksoi se dëshira e Brukselit është që të ketë “reagim evropian ndaj krizës së refugjatëve”.

Ai theksoi se është e dobishme që vendet­anëtare të BE­së të diskutojnë, por që reagimi i BE­së po zhvillohet muajve të kaluardhe ky mbetet reagimi kryesor. Lidhur me vendimet e sotme të KE-­së, në Këshillin e Bashkimit Evropian, në nivel të ministrave të punëve të jashtme të vendeve­anëtare të Unionit, veçmë po diskutohet dhe seriozisht po shqyrton mundësinë për suspendim të sistemit të Shengenit në dy vite, që definitivisht do të thotë sinjal për mbylljen e kufirit Greqi­Maqedoni dhe mbrojtje të BE­së nga refugjatët në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button