Kampioni i Botës Alagas, musafir i KK Kushtrimi

Një nga legjendat e karatesë turke, Haldun Alagas, së shpejti do të jetë preznet në Shkup. Më saktësisht më 5 mars Alagas do të zhvillojë seminar një ditor në Shkup, ndërsa organizator i këtij aktiviteti është klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu. Samir Saliu, i cili është një prej trajnerëve të klubit “Kushtrimi”, është iniciatori që ish-kampioni i botës po vjen në vendin tonë.

“Gjatë karrierës sime në karate, kam pasur rastin që të jem disa muaj në Turqi, ku kam stërvitur së bashku me kampionin e madh Alagas. Ai që në atë kohë më ka premtuar se do të vije në Shkup dhe ja unë e shfrytëzova rastin që ti bëjë atij ftesë që të mbaj një trajnim një ditorë, që mendoj se do të jetë shumë pozitiv për karateistët për të përfituar nga përvoja e tij e begatshme”, tha Saliu.

Ndryshe, se kemi të bëjmë me një legjendë të vërtetë, faktet flasim se atij qeveria turke i ka ndërtuar një palestër me bustin e tij, pastaj një lagje e tërë mban emrin Haldun Alagash. Sa i përket karrierës së tij, 46 vjeçari është kampion i dyfishtë i botës 1998 – 1999, kampion i trefishtë i Evropës 1991, 1997 dhe 2000, kurse në vitin 1989 ishte i dyti. Dhe pesë herë ishte fitues i medaljes së bronztë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button