BE bën thirrje të ndalohen luftimet në Siri

Shefja e Politikës të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, deklaroi sot se intensifikimi i luftimeve në Siri nuk është ajo që pret blloku, ndërsa komentet vijnë në kohën kur Turqia ka konfirmuar se ka bombarduar pozitat e terroristëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Mogherini tha se: “Disa ditë më parë, të gjithë ne përfshirë Turqinë vendosëm në tavolinë që të zbusim luftimet dhe të ndalim armiqësitë”.

Ajo shtoi se nuk kanë pritur që tani trenat të lëvizin në drejtime të kundërta.

Komentet e saj erdhën pasi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha se ushtria e Turqisë i është kundërpërgjigjur sulmit artilerik të organizatës terroriste PYD, të vendosur në Azez të Sirisë. PYD-ja është degë e organizatës terroriste PKK, e cila që nga viti 1984 ka në shënjestër forcat turke të sigurisë.

Të shtunën kryeministri turk kërkoi nga PYD të tërhiqet nga Azezi dhe nga baza ajrore Menagh e cila përdoret për të sulmuar Turqinë ose grupet opozitare siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button