“Titanik”, Jankullovska sot në gjykatën themelore

Sot në gjykatën themelore Shkupi 1 duhet të paraqiten edhe pesë të dyshuar tjerë në rastin ‘Titanik’, ndër të cilët është edhe ish ministrja e vendit Gordana Jankullovska, njofton Alsat M.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një funksionarë i partisë shqiptare në pushtet BDI për manipulime zgjedhore në komunën Çairit, në Shkup.

Akuza e dosjes “Titanik”, ka të bëjë me parregullsitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të fundit, dëmtim të së drejtës së votimit, blerjen e votave, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve financiare për financim të fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button