PDSH-ja ironizon BDI-në, u dhuron një tokmak në Parlament

Aksioni “Tokmak” e ka quajtur PDSH-ja, përpjekjen për rrënimin e statujës së Car Dushanit, gjatë ditës së shtunë në mbrëmje, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të BDI-së.

Koordinatori i grupit parlamentar i PDSH-së, Bekim Fazliu, nga foltorja e Parlamentit, theksoi se veprimet e tilla janë përpjekje për të nënvleftësuar shqiptarët e Maqedonisë.

“Ishim dëshmitarë të aksionit ‘Tokmak’ që organizoi BDI, e cila vazhdon të mos ndërmarrë asgjë në Parlament dhe në Qeveri. Kur jemi tek aksioni ‘Tokmak’, qytetarët mu lutën mua që t’u dorëzoj një tokmak këtyre të BDI-së (tregon çekanin) dhe me thanë t’ua bëj me dije se me këso tokmaku nuk mund të rrëzojnë Car Dushanin, po vetëm se Zoti i turpëron”, ka deklaruar deputeti i PDSH-së. 

Ai ka akuzuar më pas se BDI po tenton të përfitojë politikisht, duke manipuluar qytetarët me, siç thotë, skandalet e tyre.

“Kur duhet të punojnë për shqiptarët, ata nuk janë askund, kurse me të dy duart përkrahin projektet antishqiptare. Prej ministrave e deri tek deputetët në Kuvend”, ka vijuar Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button