Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë, më shumë do t’i ngjajë një dite të pranverës se sa asaj të shkurtit. Kryesisht në mbarë vendin do të mbizotërojë mot i ngrohtë dhe me paraqitje të shpeshta të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 6 deri më 10 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 18 deri më 23 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, gjatë mëngjesit do të ketë vranësira të nivelit të ulët, megjithatë gjatë ditës moti do të jetë i kthjellët dhe do të mbizotërojnë periudhat e shpeshta të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri më 9 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 20 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button