Tetovari godet murin e betonit me makinë

Në rrugën lokale të fshatit Çellopek – Miletinë të Tetovës, një makinë është përplasur me murin e betonit, në të cilën mbeti i lënduar rëndë pasagjeri. Siç njofton policia, aksidenti ndodhi para shtëpisë së V.M, dje rreth orës 15 në të cilën E.Q. (46) nga fshati Miletinë me makinën e tij “Golf” me targa të Tetovës me të cilën ëshhtë përplasur me një mur betoni.
Në aksident me dëmtime të rënda mbeti pasagjeri A.I. (74) nga Miletina i cili u transferua në Qendrën Klinike në Tetovë, dhe pas ndihmës mjekësore është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button