Obama: Mandela – gjigant i historisë

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka cilësuar Nelson Mandelëm si “gjigant i historisë, i cili e ka lëvizur vendin kah drejtësia”.

Këto komente zoti Obama i bëri gjatë fjalimit të tij në ceremoninë, në të cilën shënohet jeta dhe të arriturat e ish-presidentit të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, që ishte edhe lider kundër aparteidit.

Presidenti Obama e ka falënderuar popullin e Afrikës Jugore “për ndarje të Nelson Mandelës me ne”.

Përkundër shiut të madh, ceremonia masive përkujtuese për Mandelën po mbahet në stadiumin e kryeqytetit Johanesburg.

Liderët nga afro 70 vende po marrin pjesë në këtë manifestim përkujtues.

Autoritetet e Afrikës Jugore kanë ndërmarrë masa të gjëra të sigurisë, për shkak se ceremonia në Johanesburgu paraqet tubimin e nivelit më të lartë të personaliteteve botërore për gjenerata të tëra.

Lajme të ngjashme

Back to top button