Kumtesë e Komunës apo e gazetarit?!

[Recension: Bejta kacafytet me Lëvizjen BESA]

Të informosh, do të thotë t’i tregosh publikut me pak fjalë por të zgjedhura me kujdes, atë që ka ndodhur. Kjo duhet bërë sa më thjeshtë me qëllim që lexuesi të marrë faktet nga artikulli që ti i servon. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një kumtesë, të cilin autori e ka quajtur lajm duke mos i detektuar elementet të cilat nuk shkojnë.

Bejta kacafytet me Lëvizjen BESA screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Bejta kacafytet me Lëvizjen BESA”.

Data dhe koha e publikimit: 05.02.2016

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Në fakt i gjithë teksti është kumtesë dhe kjo autorit nuk i ka penguar që si të tillë ta marrë dhe ta publikojë.

“Dega e Lëvizjes “Besa”, në Gostivar, edhe sot përmes një Konference për Shtyp ka tentuar të paraqes të pavërteta dhe shpifje për kinse mungesë të nxehjes qendrore në Shkollën Fillore “Bashkimi”, dhe Çerdhen Publike “Bleta”, në Gostivar.

Kujtojmë se gazetaria profesionale kumtesën apo qëndrimin e njërës palë e njeh vetëm si një anë të lajmit dhe kjo nuk nënkupton se me një qëndrim përfundon gjithçka që ka të bëje me lajmin dhe ai është i plotë.

Drejtoritë e dy institucioneve të lartpërmendura, hedhin poshtë si të pavërteta këto pohime duke konfirmuar me vërtetësinë më të madhe që në ditën e kaluara nuk ka pasur asnjë ndërprerje të nxehjes qendrore. Demokracia dhe Pluralizmi Politik njeh debate, reagime, protesta dhe mendim ndryshe, por kurrsesi nuk njeh mashtrime dhe akuza të pabaza.

Në asnjë pjesë nuk shpjegohet se kjo është kumtesa e Komunës Gostivarit e cila vjen pas akuzave të Lëvizjes Besa, e cila akuzoi për disa arsye Komunën. Troç dhe duke mos respektuar asnjë standard profesional është kopjuar teksti dhe është botuar si vepër e autorit, ku në lexim të parë lexuesi mendon se ky është qëndrim i gazetarit.

Sektori për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, apelon deri tek drejtuesit e këtij subjekti pa përfillje elektorale, të merret me projekte dhe ide me të cilat do të duhet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, por jo me shpifje dhe trillime, sepse çdo nxënës, çdo prind dhe çdo qytetar i Gostivarit është dëshmitar i të vërtetës dhe nuk lejon të krijohet huti në opinion me sajime të kësaj natyre. Ftojmë drejtuesit e këtij subjekti politik të dalin nga zyrat e tyre dhe të vizitojnë institucionet që përmenden, dhe jo të merren me demagogji dhe të pavërteta. Sa për informimin e opinionin, pikërisht në dy institucionet që u përmendën, brenda tre viteve të kaluara Komuna e Gostivarit ka bërë investime kolosale dhe ka krijuar kushte optimale për zhvillimin e procesit – edukativo arsimor.

Teksti nuk merr kumtesën dhe prej saj të nxjerrë lajmin. Përkundrazi nuk është shkëputur askund, gjë që nuk është në korniza të profesionit, pasi gazetari duhet të sublimojë informacionet, të marrë reagime nga të gjitha palët dhe pastaj ta shkruiajë vetë lajmin.

E dimë se ndodhemi në kohë zgjedhjesh dhe akuzat bëhet të motivuara politikisht, por gënjeshtra dhe demagogjia nuk shërbejnë për të bindur dhe fituar besimin e popullit. Politika e mirëfilltë njeh ide progresiv edhe projekte që shkojnë në llogari të gjithanshme të shoqërisë, por jo edhe mashtrime dhe akuza të pabaza, sepse, si të tilla dënohen nga populli”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit. (INA)

Sfondi ose informacioni shtesë gjithnjë e plotëson dhe kompleton artikullin. Me këtë artikull, lexuesi është dashur të rikujtohej për akuzat nga Lëvizja Besa, me çfarë baze janë bërë ato dhe drejt kujt janë drejtua? Pastaj pjesa tjetër do të ishte që lexuesi të mësoj edhe përgjigjen e Komunës Gostivarit dhe arsyetimin ndaj akuzave të Lëvizjes Besa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button