Informatë gjysmake që shkakton huti

[Fitimet nga bastet sportive dhe fitimet në internet duhet të paraqiten në DHP!]

Në këtë tekst janë plasuar informata gjysmake, me çka lexuesit janë informuar sipërfaqësisht për atë se cilat fitime nga lojërat e fatit duhet të paraqiten në Drejtorinë për të hyra publike (DHP).

Media.mkLinku deri te artikulli origjinal: Fitimet nga bastet sportive dhe fitimet në internet duhet të paraqiten në DHP!

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2016

Data e recensionit: 11.02.2016

Recensues: Аna Anastasovska

JOPRECIZITET

Informata se në DHP duhet të paraqiten fitimet nga bastoret sportive dhe fitimet në internet është e vërtetë. Mirëpo, në artikull nuk është sqaruar ashtu siç duhet konkretisht se cilat fitime duhet të paraqiten në fletëparaqitjen e tatimit.

“Në qoftë se, përveç rrogës dhe pensionit realizoni të ardhura plotësuese, merrni regres për pushimin e kaluar ose nëse keni të ardhura nga lojërat e fatit ose nga puna në internet, ato duhet t’i paraqitni më së voni deri më 15 mars të vitit aktual në Drejtorinë për të hyra publike.”

Informata e publikuar në këtë mënyrë është joprecize dhe jo e plotë. Në fakt, në faqen zyrtare të DHP-së është theksuar qartë se kjo ka të bëjë me fitimet nga lojërat e fatit me vlerë më të madhe se 5.000 denarë dhe të ardhurat e fituara nga lojërat e fatit nëpërmjet ueb-faqeve të specializuara në internet.

Poashtu, në teskt është theksuar se duhet të paraqiten edhe të ardhurat shtesë nga puna nëpër internet, mirëpo nuk tregohet se bëhet fjalë për faqet e specializuara (në bazë të asaj që është shkruar në ueb-faqen e DHP-së):

“të ardhurat e realizuara nëpërmjet internetit (е-tregtia; shërbimet e kryera nëpërmjet faqeve të specializuara si p.sh. www.freelancer.com , www.upwork.com etj.; vendosja e reklamave në ueb-faqet personale në internet; parashikimet e tipeve për garat sportive); dhe të ardhurat e tjera plotësuese jashtë rrogës tuaj të rregullt ose pensionit”. (DHP)

Nuk ka dyshim se informata e transmetuar është me interes publik, mirëpo ajo është shkruar dhe është plasuar në atë mënyrë që shkakton huti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button