Shkëndija i mbylli me pesëshë kontrollueset

Skuadra e Shkëndijës ka përfunduar me sukses fazën përgatitiore, duke zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese kundër Vëllazërimit, ndeshje kjo e luajtur në qytetin e Velesit. Ekipi kuqezi ka shënuar fitore të lartë me rezultat 5:1.

Kjo ka treguar se skuadra nga Tetova do të futet e përgatitur në sezonin pranverore, ndërsa ndeshjen e parë të xhiros së 19-të, Shkëndija e luan kundër Horizont Turnovës.

Sot në veles të përzgjedhurit e trajnerit Bruno Akrapoviq arritën të demonstrojnë lojë të mirë dhe shumë të organizuar, e që solli fitore të lehtë ndaj skuadrës së Ligës së Dytë Vëllazërimi të Kërçovës. Golashënuesin ishin Nexhipi, Merajiq, Junior, Ibraimi dhe Pollozhani, ndërsa golin e vetëm për Vëllazërimin e shënoi Sulaj.  /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button