“Pika” e 2tonit mbi 1 milion shikime në youtube për një javë (VIDEO)

Kënga më e re e reperit 2ton që u publikua vetëm disa ditë më parë, tashmë ka arritur një milion shikime në youtube, duke lënë të kuptohet se ky projekt po pëlqehet që në fillim, njofton Klan Kosova.

Këngëtari nga Ferizaji, këngën e titulluar “Pikë” muzikën e së cilës e ka bërë Bini në bashkëpunim me vet reperin, e solli me klip të realizuar nga Max.

Megjithatë, kjo nuk është kënga e parë që reperi arrinë sukses menjëherë, kujtojmë edhe projektet e tij të fundit “Kapi lektë” dhe “Parameno” që u bënë hite në shumë pak kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button