Ja doracaku “12 pikësh” i Vanhojtes për gazetarët e pushtetit

Ndërmjetësuesi për bisedimet për daljen nga kriza politike në Maqedoni, Peter Vanhojte, me një postim në Facebook, ka ironizuar me gazetarët e varrur nga pushteti në Maqedoni.

Me një shkrim te titulluar: “Doracak për mbijetesë për gazetarët” të vitit 2015, Vanhojte jep “12 rregulla të arta për gazetarinë në kohë të ngatërruara”.

Rregullat që i propozoi Vanhojte janë:

1. Mos mendo asnjëherë

2. Vendose këtë tekst para teje: “Unë jam gazetar profesionist”

3. Respekto çdo kod të etikës përderisa u tregon të tjerëve se çfarë duhet bërë ose çfarë nuk duhet bërë

4. Prit deri sa të të jepet detyrë të shkruash diçka

5. Bëj atë çfarë të thuhet

6. Asnjëherë mos nis të shkruash pa patur para teje kopjen në letër të shkrimit që supozohet se duhet ta
shkruash

7. Mbylli sytë dhe veshët kur shkruan

8. Asnjëherë mos përdor fjalët tua, thjeshtë kopjo

9. Nëse gjen të dhëna të cilat e di që janë të sakta, thjeshtë mos shkruaj për ato

10. Nëse gjen të dhëna të cilat e di që nuk janë të sakta, prezantoi si fakte dhe të vërteta

11. Asnjëherë mos verifiko çfarë të thuhet të shkruash

12. Para se ta dorëzosh shkrimin tënd, vërteto nëse partia dhe lideri i saj e miraton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button