Shkolla apo zanati, kush siguron më shpejtë vende pune?

Viteve të fundit, sidomos pas detyrimit ligjor që obligon të rinjtë të kryejnë shkollimin fillorë dhe atë të mesëm, është shtuar dukshëm numrin i të rinjëve shkollarë.

Jashtëzakonisht i madh është edhe numri i studentëve. Vetëm në dy Universitetet e Tetovës, numri i tyre është rreth 25.000.

Portalb, anketoi të rinj student dhe zanatçinjë, për të kuptuar nga ta se kush siguron një vend më të shpejt pune, shkolla apo zanati.

Jakup Sulejmani i cili punon si zdrukthëtar ndërsa ka të mbaruar Fakultetin Juridik mendon se zanati nuk të le asnjëherë pa bukë.

“Unë kam mbaruar fakultet, mirëpo të diplomuar ka sa të duash, ndërsa me zanatin të cilin e kam falë dëshirës së babait, sot e kam një vend pune”, tha Sulejmani.

Ndërsa sipas Naile Fejzullahut e cila është e punësuar, krahas shkollimit çdo i ri është mirë të jetë i aftë për të kryer edhe një punë të dytë.

“Fatmirësisht jam e punësuar, mirëpo po të kisha një zanat do të punësohesha ende më shpejt”, shprehet Fejzullahu për Portalb.

Nga të anketuarit disa prej tyre shkollimin e shohin si opsion të mirë për një jetë të sigurt, mirëpo jo domosdoshmërisht kryerja e një fakulteti të siguron një punë.
Këtë e pohon Ismail Hiseni – student.

“Investimi në dije dhe në shkollim është investimi më i shëndosh që dikush ia bën vetës, mirëpo tregu i punës në vendin tonë mendoj se nuk ka vend për gjithsecilin, ndërsa ata të cilët kanë një  zanat e kanë shumë më të lehtë sepse mund të vetëpunësohen me shumë pak investim”, tha Hiseni.

Ai theksoi se nga shokët e tij që kanë një zanat, të gjithë kanë filluar të punojnë që në moshë të re dhe qëndrojnë mirë financiarisht.

Për Nimetulla Sherifin vendi në të cilin një i ri e mëson një zanat të caktuar shumë shpejt mund të shndërrohet në vend pune dhe kjo ndodh në shumicën e rasteve. Sipas tij shkollimi sa është i mirë bartë me vete edhe stresin e përditshëm se çka do të bëhet pas përfundimit të tij.

Nga anketa e bërë, të anketuarit,  zanatin e shohin si opsionin më të shpejtë për punë, ndërsa në anën tjetër ky mendim duket se nuk e zbeh dëshirën e të rinjëve për të pasur një diplomë e cila mba të gjallë shpresën për të siguruar një vend pune. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button