Shqiponja dykrerëshe vëndoset në një vend-rrotullim në Çair, reagon Qyteti i Shkupit

Nën inspektimin e punimeve nga kreu i degës së BDI-së për Çair, Beqir Asani, herët në mëngjes dhe pa asnjë paralajmërim u vendos një shqiponjë prej metali, e njëjtë me atë të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, e cila ndodhet afër urës së Bit Pazarit në afërsi të shkollës “Zef Lush Marku”.

Shqiponja është pjesë e manifestimeve katër ditore që Komuna Çair dhe Ambasada e Kosovës i realizon për pavarësinë e Kosovës.

Pas vendosjes së Shqiponjës dykrenore ka reaguar Qyteti i Shkupit. Në një njoftim me shkrim thuhet se është kërkuar nga Inspektorati shtetëror i ndërtimit që të heq shqiponjën. Nga qyteti i Shkupit kanë theksuar se shpresojnë se inspektorati në afat sa më të shkurtër do të zgjidhë këtë rast.

Shqiponja në Çair
Shqiponja në Çair

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button