Ivanov- Kunders: Maqedonia dëshiron zgjidhje gjithpërfshirëse evropiane për krizën me refugjatët

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Kunders, i cili po qëndron në Maqedoni, njoftojnë nga Kabineti presidencial, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takim, presidenti dhe ministri holandez kanë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë dhe Holandës, ndërsa kanë biseduar për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, si dhe për situatën aktuale lidhur me krizën e emigrantëve.

Republika e Maqedonisë, ka thënë Ivanov, mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për të filluar bisedimet aderuese me BE-në dhe anëtarsimin në NATO që paraqet prioritetin më të lartë strategjik të saj duke shtuar se ‘status quo’-ja nuk duhet të vazhdojë.

Në kontekstin e krizës së emigrantëve, Ivanov i ka thënë ministrit holandez se vendi është i angazhuar për një zgjidhje gjithpërfshirëse evropiane si dhe për një kriter të përbashkët për të reduktuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm, duke reduktuar rreziqet e sigurisë dhe për të ndryshuar ligjet për të mbrojtur kufijtë.

Republika e Maqedonisë, tha presidenti Ivanov më tej zbaton me përgjegjësi konkluzionet e Këshillit Evropian në lidhje me regjistrimin e emigrantëve dhe refugjatëve, në përputhje me standardet evropiane, dhe ka përsëritur se Maqedonia mbetet një vend transit për emigrantët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button