Fëmijët performojnë në festivalin “Radika fest 2013”

Ne sallën e madhe të koncerteve , 500 fëmijë, prindër dhe qytetarë , në Qendrën për kulturë në Dibër u mbajt festivali i katërt “Radika fest 2013”. Në këtë festival nuk munguan edhe fëmijë nga Reka dhe Zhupa.

Në këtë festival u paraqitën 16 kompozime nga autorë të vendit, ndërsa interpretuan fëmijë nga komuna e Dibrës, Qendra Zhupë, Mavrovë-Rostushi, Struga, Ohri dhe Llabunishti. 

“Shpirti im është i mbushur me ndjenja, kënaqësi  dhe krenari. A ka më mirë të shohish fëmijë të qeshur, ndaj dëshiroj që kështu festivale të ketë për çdo vit”, tha një prind. B. Kamber.
Festivali i këtillë ka karakter revial, qëllimi është që të bashkohen fëmijët tanë, nuk ka çmime dhe të gjithë janë fitues, deklaroi Zinçe Mimidinovski, drejtor i festivalit.

“Radika fest 2013”  e mbështetën financiarisht Ministria për Kulturë.

Lajme të ngjashme

Back to top button