Prokuroria speciale insiston: Të dyshuarit duhet të paraburgosen

Prokuroria speciale publike mbrëmë vonë nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kumtuar se është ankuar për vendimin e gjyqit për mos përcaktimin e masës së paraburgimit për 8 të dyshuarit për parregullsi në zgjedhje, nga aksioni “Titanik”, transmeton Portalb.

“Janë dërguar ankesa për vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon”, thuhet në kumtesë.

Këshilli i Gjykatës Themelore Shkupi 1 është i përbërë nga tre gjykatës dhe në afat prej 48 orëve duhet të prononcohen.
Prokuroria Speciale publike të premten shpalosi paditë e para penale, të njohur me emrin “Titanik” dhe kërkoi paraburgim për 8 persona, të dyshuar për manipulime zgjedhore.

Dy nga 8 të dyshuarit, ish ministri Mile Janakievski dhe kyetari i Pustecit, Edmont Themelko për dëgjim u paraqitën në gjykatën, por për të njëjtit nuk u caktua masa e paraburgimit. Ndërkaq, ish ministrja Gordana Jankullovska dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski kanë njoftuar gjykatën, nëpërmes avokatëve se për shkak udhëtimeve nuk do të jenë në gjendje për momentin të paraqiten në gjykatë./Portalb

sjo-fb1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button