Diplomacia e dështuar e Kosovës

Për pak ditë Kosova feston tetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por vazhdon të ketë probleme në funksionimin e shtetit.

Pikërisht me shpalljen e pavarësisë Kosova themeloi edhe diplomacinë e saj, përmes së cilës synonte afirmimin e shtetit më të ri në Evropë, por që doli të jetë e kundërta.

Diplomacia e Kosovës dështoi ta bëjë këtë, madje shkaktoi skandale e renditi dështime të njëpasnjëshme.

Skandalet e shumta, emërimet politike, joprofesionale, mungesa e llogaridhënies janë fjalët që përshkruajnë diplomacinë kosovare që prej themelimit të saj, kur edhe Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, jo pak herë diplomacia vendore ka qenë lajm në mediet botërore herë për dështime e herë për skandale.

Së fundi ishte mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO, dështim që u vlerësua si më i madhi, duke konstatuar problemet e shumta në diplomacinë e re të Kosovës.

Duke vlerësuar funksionimin e diplomacisë kosovare prej shpalljes së pavarësisë, opozita, profesorë universitarë e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova dështoi të themelojë një diplomaci të fuqishme, profesionale, llogaridhënëse.

E, në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Madje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, edhe pse i kërkoi pyetjet, ai nuk u përgjigj për “Zërin”, ndonëse konfirmonte se do të përgjigjej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button